serbian english albanian italian swedish bulgarian portuguese russian spanish
Jasmina
Tesanovic SFINGA, Pristina 2000 |
|
| Prolog 17 mars `98
E tėra dridhem, kėmbėt mė kėrcejnė nė gjumė. Ndihem si heroina viktimė e "Hotelit tė bardhė": pse mė dridhen kėmbėt sikur njė rryme t`i qarkojė ato? A do tė mė tradhtojnė kur, ndoshta, mė duhet tė ikė? I frikėsohem vdekjes dhe vrasjes. I frikėsohem aftėsisė sime pėr tė menduar ēfarėdoqoftė ardhmėrie, ndoshta as njė drekė nė tė cilėn do tė kėnaqesha. E vėshtroj vajzėn time me ndjenjėn e fajėsisė. Unė, me kėtė fat dridhje kėmbėsh nga frika, nuk ėshtė dashur tė kem fėmijė. Qė nga ata tė krijoj viktima. Duke jetuar kėtu nė Serbi, duke jetuar nė kėto vitet e 80-tė dhe 90-tė. Ėshtė dashur tė jem aq e arsyeshme sa ta kuptoj se nuk guxoj tė kem fėmijė. S`ka ardhmėri, s`ka qetėsi. Kur isha shtatzane, nė vitet e 80-tė, me ditė tė tėra s`kishim rrymė. Ishte dimėr, dhe Tito pikėrisht atėherė pat vdekur. Tito ēdoherė na thoshte se kemi mjaft rrymė, se jemi njė vend i pasur, se jemi mė tė mirėt nė botė, nė mes tė Lindjes dhe Perėndimit. Unė i besoja, mė pėlqente fytyra e tij, e kujtoj qė nga lindja. Mendoja se mė ishte njėfarė gjyshi. Njėherė, si e vogėl, mė duhej t`i dhuroj lule por mė detyruan t`i ofroj lule kryetarit egjiptian Naserit, pėr atė se unė isha mė e gjatė e Tito ishte mė i ulėt, kurse Naseri ishte mė i gjatė e vajza tjetėr mė e shkurtė. Prej atėherė mendoj se tė jesh i shkurtėr ėshtė ēėshtje e privilegjėsisė dhe bukurisė. Jam rritur jasht, nėna ime ishte pediatre e cila ka ndėrprerė punėn qė ta pėrcjell karrierėn e babait tim i cili ėshtė bėrė biznismen. Nė fillim kishte njė depresion pak mė vonė u mėsua, mė kishte mua, por kur unė u nisa nė shkollėn angleze gjithėditore ajo mori astmėn. Por, edhe me astmėn u mėsua, u mėsua edhe me vetminė. Kemi jetuar nė Egjipt dhe Itali; kemi shkuar nė shkollė angleze, nė shtėpi flisja serbisht, kurse tė tjerėt rreth meje flisnin njėherė arabisht e mė pas italisht. Kjo ishte mė shumė se shizofreni, pėr mua. Ēdo ditė i kaloja tri gjuhė nga njėra nė tjetrėn jetoja nė tė tri kultura dhe, si nėna ime, u adoptova. Dhe tek mė vonė, pas shumė vitesh atė vorvilon tė dhembshėm e shndėrrova nė kokėn time nė privilegj. Ashtu siē mendonte edhe babai im. Kėmbėt mė dridhen sikur tė jem ndonjė grua e vjetėr. Edhe kur isha fėmijė ngjashėm mė dridheshin kėmbėt, por atėherė asgjė s`dija pėr jetėn, luftėrat. Isha vetėm njė fėmijė me telashe.
3 prill 98 Para sa ditėsh njė ushtar i ri nė shėrbim tė rregullt ushtarak ėshtė vrarė nė Kosovė, nė kufi me Shqipėrinė. Letra e fundit e tij drejtuar prindėrve u botua dje nė njė gazetė ditore. Ishte e sinqertė, e ashpėr dhe e vėrtetė. Si edhe jeta e tij nė atė moment jete dhe vdekjeje. Asnjė letėrsi, asnjė politikė nuk do tė mund tė ishte mė e drejtpėrdrejtė, as njė qėndrim mė i drejtė se: Ndalni, tė gjithė ju qė mendoni se bėni diēka tė drejtė, ndalni! Tė rinjtė ngjanė tė vriten. Ata e dinė se i vrasin por s`mund tė ndėrmarrin gjė, ata vetėm sa janė djelmosha tė sapodalė nga shkolla tė cilėt kryejnė obligimin e tyre tradicional ndaj shtetit, ndaj cilitdo shtet nė ēdo histori. Mund t`i paramendoj prindėrit e atij djaloshi, mund tė isha edhe nėna e tij. Mund t`i mendoj gjithė mendimet e tij; prej "a kemi mundur diēka tė bėjmė" e deri te "vdiq si hero". Para disa vitesh nė ashensor takova nėnėn e njė djaloshi tė vrarė, ushtar 19 vjeē. Ishte njė djalė panker, mbante vath dhe dėgjonte muzikė me zė tė lartė.Ishte fqiu im i parė. Fillova tė qaj nė ashensor, nuk dija ē`tė them, edhe po tė dija, nuk mund tė nxirrja edhe njė tė vetmen fjalė nga shpėrthimi i emocioneve. Nėna e tij mė pėrqafoi, mė puthi nė dy faqet. Ajo tha: "Lėre tash, pusho, ishte djalė trim dhe vdiq pėr tokėn e tij". Desha tė klithi: Ti je njė grua e marrė, a e din se kjo s`ėshtė e vėrtetė, atė e kanė vrarė ata qė na plaēkisin, tė tėrat na i marrin, jetėrat tė ēmuarat, fėmijėt kur e pashė nė fytyrė: e dita se ajo kėto i dinte. Por dinte edhe diēka mė shumė. Tani nga kjo situatė ishte vonė tė fliste diēka, vetėm koncepti abstrakt mund tė sqaronte kėtė ngjarje historike tė kėtij ushtari tė vrarė nė luftė. Ajo ka mundur mė herėt tė reagojė por ajo nuk ishte jeta e saj por vetėm e tij. Ajo kishte njė lutje pėr mua: Mos ma largo - mos ma merr vdekjen e tij. Vdekja ma mori, ma lejo s`paku vdekjen e tij qė pėrgjithmonė t`mė shoqėrojė. Nėnat, mendoja, nėna, tradhtare tė kombit, tradhtare tė burrave tė tyre bartėse tė jetės dhe vdekjes, por asnjėherė s`ju lejohet qė tė vendosin pėr jetėn dhe vdekjen pėr jetė. Patriarkati dhe politika, mendova bėjnė shoqėrinė nė tė cilėn nenat si njerėz oborrtarė: e flasin tė vėrtetėn por nuk kanė kurrnjėfarė ndikimi nė botėn reale. Ne gratė kalojmė fushat e betejes nė luftė duke pirė venė me ushtarėt duke biseduar pėr jetėn dhe ushqimin. Kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr tė jetuar, duke pasur edhe shėndetin nė kėtė botė tė madhe nė tė cilėn jemi tė ērregjistruar. Dikush thotė se kjo ėshtė privilegje: unė mendoj se kjo ėshtė njė udhė e pakryer. Nėna nė ashensor lehtė i mbylli dyert. Mendova se kurrė mė s`do t`mė pengojė ajo muzikė me zėrin lart. Pas vetės ai la heshtjen. Shumė shpejt u shpėrngula: qetėsia e padurueshme nė katin tim ma kujtonte fėmininė time tė brendshme. Ashtu e dėshpruar si isha nuk mund mė tė pėrballoja.
17 korrik 98 Nga gjithė vendi prindėrit e fėmijėve qė po i dėrgojnė nė luftė nė Kosovė pėr Kosovėn, po protestojnė. Do tė doja t`ua shoh fytyrat. Ata sigurisht se janė njerėz tė posaēėm, njerėz tė cilėt janė tė ndershėm aq sa pranojnė se kjo ėshtė ajo lufta e vjetėr qė udhėheqin sė paku kėto 60 vjetėt e fundit. Prindėrit e mi mendojnė se ne duhet udhėhequr luftėn e tyre duke menduar se ende ata kanė ēelėsat pėr drejtėsi e paqe. Mendojnė se gjithēka e dijnė mė sė miri, duke mė llogaritur si idiote politike, si tė mjerė dhe tradhtare. Unė edhepse keq mendoj pėr veten pėr shkak tė vogėlsisė sė jetės sime tė mbushur shqetėsime e frikė, pa vepra tė mėdha, pa gjurmė. Prindėrit e mi, si shumica e prindėrve kėta mendojnė se fėmijėt janė qė t`i vazhdojnė punėt e prindėrve tė tyre dhe hiē pėr asgjė tjetėr: as pėr gėzime, as pėr dashuri ose argėtim. Pėrkundrazi, gjithė pėrjetimet duhet tė jenė fshehtėsi, se nė rast se janė tė hapura, kėpusin kontinuitetin e misionit. Unė pėr babain tim jam vetėm njė grua qe i duhem pėr qetėsim sepse brezi i mashkujve ėshtė i kėputur. Jeta ime pėr tė ėshtė mė e rėndėsishme se veprat e mia duke marrė parasysh se nuk mund ta parsoj emrin e tij. Deri nė fund tė jetės mund ta kuroj, pėr kėtė edhe vyejnė vajzat. Dhe sėrish, ēka do qė tė bėja nė kėtė luftė, s`ėshtė me rėndėsi, ēfarėdo qė do tė thosha askush s`do tė dėgjonte, bile as babai im meqė unė nuk jam djalė i tij dhe as qė i lindi nip por vetėm i ofroj dashuri e cila tanimė edhe nuk i duhet. Pleqve vetėm ju duhet forca dhe diēka e pėrafėrt me pavdeksinė. Ndoshta edhe lufta, mbi qafėn tonė, pėr kontinuitet. Them: Hiquani qafėsh, o etėr
10 tetor, `98 Frikėsohem. Nuk turpėrohem pse frikėsohem. Ndoshta duhet tė turpėrohem pse e pranoj frikėn time. Askush nuk e pranon se frikėsohet. I frikėsohem vdekjes, jetės sė keqe, vetive tė kėqija tė njerėzve qė mund tė zbulojnė nė luftė. Kam lexuar nė letėrsinė e heronjve pėr njerėz tė mrekullueshėm qė krijohen gjatė luftės, por pasi qė asgjė prej librave tė heronjėve nuk ka ngjarė nė jetėn time, nuk besoj mė as nė kėtė. Dje, derisa pritnim nė radhė tė paguanim tatim pėr luftė - pėr luftėn nė Kosovė, pėr manastire, pėr ushtri, pėr armė kundėr shqiptarėve tė Kosovės, refugjatėve, NATO-s e edhe gjithė botės - populli ishte mė i keq se ndonjėherė mė parė. Mė i keq se gjithkund nė botė, jo vetėm kėtu ku radhėt janė tė pėrditshme. Tatimi tani ėshtė i dedikuar si edhe shumēka tjetėr pėr vetura luksoze: ēdo veturė sot llogaritet luksoze e gjithsecili duhet nėnshkruar deklaratėn qė rregullisht i paguan ēdo tatim e se do tė paguaj edhe tatim luksoz pėr autot. Njerėzit nė radhė ishin tė moshave tė ndryshme dhe tė dy gjinive. Ishin jo tė kulturuar ndaj njėri-tjetrit, tė papastėrt dhe jo tė rregulluar, kjo dmth. tė paedukuar ndaj vetvetes. E shikova fytyrėn time nė pasqyrė: Edhe flokėt e mija ishin tė papastra, nuk i pastroj flokėt nė shenjė proteste ndaj luftės. Ishin cinikė dhe agresivė derisa flisnin pėr luftėn, bombat, kombin dhe varfėrinė. Njeri syresh tha: Shpresoj se mė parė tė na bombardojnė. Tė tjerėt e shikuan: ndryshe tė gjithė e dėshirojnė kėtė. Askush nuk tha se nuk dėshiron qė bombat tė bien. Mos ėshtė kjo pse serbėt kanė ndjenjėn e fajėsisė kolektive se luftat tė cilat pasuan shkatrrimin e Jugosllavisė asnjėherė nuk u luajtėn nė trollin serb ose ėshtė vetėm ajo dėshira dekadente e luftėtarit qė tė vdesė. Njerėzit nėpėr rrugė, nėpėr rradhė, nė treg, ata janė tė njėjtė me mua, po megjithatė janė aq larg. Nuk frikėsohen, pėrqeshnin frikėn time dhe njerėzit qė janė si unė, edhepse unė jam njėra nga lloji i tyre. Fėmijėt sikur mi zhdukin ose i mbajnė nė podrume. Ky ėshtė vendi nė tė cilin e kam kaluar jetėn time nė kėtė kulturė mashkullore dhe luftarake nė podrum. Pėr njė arsye tė panjohur besojnė se bombat janė pjesė e jetės sė pėrditshme. I pastrojnė podrumet dhe blejnė qirinjė dhe thonė se do ta mbrojnė vendin e tyre deri nė fund. A ėshtė e mundur se askush nuk frikėsohet. A ėshtė e mundur krenaria ta mposht frikėn, e nėse po ē`ėshtė me krenarinė time. Nuk mburrem me mburrjen e popullit tim, i kanė vrarė dhe i kanė nėnshtruar popujt e tjerė. Edhe nė rast se kanė pasur urdhėr, ata e kanė bėrė atė pse e bėjnė. Po megjithatė edhe nuk turpėrohem pėr popullin tim ngase nuk mendoj se ėshtė mė i keq se cilido popull tjetėr, e shikoj vetėn si popull i cili nuk ka gjasė tė jetė mė i mirė. Unė jam grua dhe qyqare: bile edhe fėmijėt e mi frikėsohen pėr shqetėsimin tim pėr ta. Donė tė mė ēojnė dikund larg luftės, larg tyre, ata donė tė jenė tė qetė dhe tė shkujtesur s`bashku me miqtė e tyre nė atmosferė miqėsore, nė strehimore, pranė ndonjė diskotekeje. Gratė nė tė zeza mbrėmė demonstruan nė Sheshin e Republikės. Nė njėrėn anė rrinin gratė nė tė zeza, nė protestė; nė anėn tjetėr njerėzit e opozitės nė grupe tė vogla, tė rrethuar sikur nė kokteje. Policia ishte pėrreth duke i mbrojtur protestueset nga kalimtarėt agresivė tė cilėt herė pas herė pshtynin duke thirrur kurvat, kurvat. I morėm me vete torbat me dokumentet personale, paratė, pak rroba, nė rast se do tė na burgosnin edhe litarin pėr dru si NATO me ta? Sikur qė nėnkryetari i Qeverisė Sheshel, u premtoi grave nė tė zeza, grave trathtare. Kam dėgjuar tė kenė thėnė qysh prindėrit e mi se jam tradhtare, ngase s`po e pėrkrah pushtetin, tė ketė thėnė burri im ngase s`po e pėrkrah sa duhet. Fėmijėt edhe i tradhtojnė.
6 prill `99 Sot ėshtė pėrvjetori i bombardimit tė Beogradit mė 1941. Por humbjet mė tė mėdha i janė shkaktuar Beogradit nė bombardimin e koordinuar mė 1944, dhe britanik ose ēlirimtar. E di se tė gjithė sot do ta shfrytėzojnė kėtė paralele qė tė ndihet mė mirė ose edhe mė keq, ēkado qė tė jetė mė kujtohet njė bibliotekist i vjetėr tė cilit e fejuara i kishte pas vdekur gjatė bombardimit tė Beogradit dhe asnjė herė mė nuk u martua veē u bė pop. Rėfimi pėr tė mė impresiononte mė shumė se rrėfimet pėr tė vdekurit e humbjet e tė mirave dhe objekteve. Rrija dje nė balkon e dielli mė nxen me njė dashuri tė madhe, ėndėrrova pėr detin dhe qiellin e pastėr rreth tė cilit biseduam mbrėmė gjatė pritjes sė avionėve. Dhe ata erdhėn por sėrish nuk e bombarduan Beogradin: sėrish bombarduan vende tė tjera, viktima tė tjera nė balkone. Ashtu po ndihem fajtore, mė shumė se ndonjėherė pėr ata tė tjerėt. Miqtė dhe armiqtė e mi nga gjithė bota mė pyesin a nuk e din sa tmerr ėshtė nė Kosovė? E di, vėrtet e di, dhe ndihem fajtore pse kėtu s'ėshtė ashtu, ndihemi keq por nuk kalojmė nėpėr tmerrin e tyre. Por lufta jonė gjithmonė, pėr kėto 10-15 vjetėt e fundit ishte e atij lloji qė, nuk dukej edhe shumė pėr tė mbėrri deri te caku qė tė lirohem nga ndėrgjegja jonė e rėnduar, tė miteve tė gabuara, tė kėtij inercioni E ndiej si na kėpusin nga bota, gjithė ato ura tė rrėnuara, gjithė ata miq e armiq qė na dėftojnė sa jemi tė kėqinj, gjithė kėta tė marrė kėtu tė cilėt duke u ējerrė na tregojnė se si ne jemi popull qiellor. E populli? Rri nėpėr podrume ose shtretėr duke mos pritur asgjė.
27 prill, `99 Mbrėmė lėshova TV-nė, nė gjithė dhjetė kanalet televizive ishte i njėjti program, lajmet zyrtare pėr ndėrtesat e bombarduara nga NATO: tė njėjtat lajme ēdo ditė. Mes lajmeve kishin muzikė dhe filma, tė ndryshme nė kanale bashkoheshin me fotografitė e njėjta nga lufta. Pos kėsaj nė BBC pashė miken time shqiptaren nga Kosova, Vjosėn: aktiviste pėr tė drejtat e njeriut, mjeke, grua shumė e bukur. Foli pėr tmerret qė kishin ndodhur gjatė ikjes nga Prishtina. Fillova tė qajė, jo nga rrėfimi i saj ose rrėfimet e tjera tė ngjashme tė mikeshave tė mija feministe nga Kosova, tė cilat rrėfime edhe veē i kam dėgjuar, por pėr vetė ato: kishte ndryshuar, fytyra e kishte pamjen e njeriut qė mė kurrė s`do tė qeshej, kurrė mė nuk do tė jetė parashikoj se edhe unė ashtu dukem, shikohem me frikė nė pasqyrė. Mė kujtohet kur shkova nė Zagreb me Vjosėn dhe me shoqe tė tjera nė konferencėn feministe mė `96. Kufitarėt kroatė e larguan nga kufiri sė bashku me dy refugjate serbe tė Krainės dhe vetėm ato trija nuk e morėn vizėn. Gratė e tjera s`deshėn tė shkojnė pa to por megjithatė shkuam, duke u ndier tė lumtura qė ne si serbe sėrish mund tė hyjmė nė Kroaci. Refugjatet serbe asnjėherė nuk morėn vizė, prapė nuk mbėrrinė nė shtėpitė e tyre: ajo ishte njė praktikė e politikės zyrtare pėr kthimin e refugjateve por Vjosa fitoi. Problemi i saj, vetėm nė kufi ishte pse ajo ishte: as serbe, as kroate por shqiptare. Mė kujtohet si mė kontrolluan hungarezėt nė kufirin e tyre `93, `94, `95. Pse isha serbe. Edhe nė vendet e tjera ngjau kjo. Pashė detajet e rrėfimit pėr Vjosėn a janė tė tilla, thellė nė bark e ndjej se kjo mund t`i ngjajė gjithsecilit dhe atė ēdoherė dhe ky lloj maltretimi nuk ėshtė i lidhur pėr kombin por lidhet me politikėn dhe luftėn: dhe frikėsohem. Mbrėmė sėrish detonime. Sėrish ish KQ, nė Beogradin e Ri, matanė lumit unė as qė e di ēka nė tė sot por pėr njė arsye kur atė e godasin dėgjohet mė shumė se nė caqet qė janė mė afėr. I thirrėm miqtė dhe farefisninė. E vėrtetuam se janė gjallė dhe shkuam nė shtrat. Si thonė gjeneralėt e NATO-s, ndihemi tė sigurtė me bombat e rregullta. Politikanėt tanė thonė se duhet tė punojnė mė shumė se zakonisht tani nėn bombat e NATO-s.
29 prill `99 Edhe njė natė gėrditėse, nėn hėnėn e purpurtė nė shtrat. Mėngjes i mrekullueshėm por lajme tė vėrteta Kush brengoset mė pėr rrėfimet e mija. Edhe unė mė thuase s`brengosem pėr jetėn time? Miqtė nga jasht dhe gazetarėt mė shtyejnė tė iki, derisa s`ėshtė bėrė vonė, mė thonė: Serbėt janė ebrejė tė kėsaj kohe. Gjithė kjo kalon mbi mua. E lodhur jam, kam nevojė pėr gjumė, mundimi ynė ėshtė se s`kemi njė gjumė tė rehatshėm. Mbrėmė njė shoqe mė tha se nuk kanė marrė rrogė meqė drejtori ju ka sqaruar se gjitha paratė i ka humbur nė bixhoz: djalin e ka nė Kosovė. Kėshtuqė as ajo s`ka para pėr fėmijėt e saj. I japin njėri-tjetrit para thuase ato janė ujė, falas. I ndalojnė cigaret, venėn, informatat dhe i dėrgojnė mė tutje. Po prapė solidariteti i njohur serb: nuk jam nacionaliste, pėrkundrazi, unė jam njė idiot politik, dhe internacionaliste por ideologjia ime nuk sjell ushqim, dashuri, solidaritet pėr tė cilėt tani mė sė shumti kam nevojė Lavatriēja mė ėshtė prishur, nisa tė qaj sikur tė mė kishte vdekur dikush: e paramendova veten si i laj rrobat nė dorė me gjithė punėt e tjera tė shtėpisė tė cilat i bėj qysh ka filluar lufta. Mė pas m`u kujtua qė kam dėgjuar se nė fazėn e tretė tė NATO-s nuk do tė kemi ujė, rrymė e lidhje telefonike. Pastaj veten e mendova nė mes tė grupeve tė mėdha kryesisht grupe femrash, se si laj rroba nė Danub si nė Greqinė e vjetėr: duke kėnduar, biseduar, duke u qeshur derisa fėmijėt vrapojnė rreth nesh si nė tablotė e Karen Bliksenit. Ky do tė jetė pushimi im veror Nė vitin `93, ne serbėt nė Serbi nuk mund blenim sheqer, kafe, shampon: ose s`kishim para ose s`kishim ē`tė blenim ose qė tė dyjat mungonin. Kemi jetuar tė shpeshtėn me ndihma humanitare nga refugjatėt e Kroacisė dhe Bosnes tė cilėt merrnin ndihmė nga bashkėsia internacionale: e si do t`ia bėjmė tash kur jemi kėtu tė vetmuara, me serbet nga Serbia, dhe kur s`duhet tė na ndihmohet por duhet tė bombardohemi Disa gazetarė tė huaj ankohen se gazetat e tyre nuk duan tė dėgjojnė pėr serbet nga Serbia, por se nga ta vetėm kėrkohen analiza politike tė cilėt ata nuk dijnė t`i shkruajnė. Njė mik i imi nuk mund tė vijė deri te unė ngase babai i pėrjetoi njė sulm tė rėndė nė zemėr nga bombardimet. Me sa mė kujtohet, babai i tij pandėrprerė para bombardimeve fliste: vetėm le tė na sulmojnė, do tė mbrohemi, dhe i kėrcėnohej djalit i cili nuk donte tė luftojė. Tani djali i tij e rrezikon jetėn pėrkundėr vullnetit pėr t`u kujdesut pėr t`atin. Pyes, mos babai i tij ka ndėrruar mendjen?
4 maj, `99 Njė mike imja e re ka marrė dozė tė madhe sedativesh, thotė se nuk e kishte bėrė me qėllim, por vetėm ka dashur tė flejė pas gjithė atyre javėve. I besoj: edhe mua ky vendim mė pėlqen mė shumė se lufta pėr marrjen e vizave nė kufi... me gjithė botėn... Dje nė rrugė ishte ditė e mrekullueshme, pa rrymė, pa ujė. Por ato shikime tė humbura me sytė e njerėzve tė rinj, tė vjetėr, sytė e ushtarėve, tinejxherėve tė bukura flasin: ē`tė bėj tėrė ditėn e lume, tėrė jetėn, ē`mė pret? S`ėshtė vetėm ēėshtja e bombave, por orė kalimi i pakuptimtė i orėve, ditėve, kjo na mbyt, disa mė vitalė reagojnė nė gjithė kėtė, duke punuar gjėrat mė tė ēuditshme, kryesisht ato fizike, por shumica janė nė depresion dhe nuk dalin Luftė e re e rrjedhės sė re. Kemi probleme me fėmijė: tė vegjlit qajnė, tė rriturit janė agresivė, tė gjithė janė tė lazdruar mė shumė se ēdoherė. Nuk munden tė adaptohen nė luftėn e re, nė rrjedhėn e re: nuk munden ose nuk duan tė kuptojnė ē`po ndodhė pėrkundėr opsesive tė tyre tė kuptimit. Mund tė jetė edhe faji ynė, i prindėrve, rrėximi i urave mes gjeneratave. S`kemi dashur t`i infektojmė ne luftėrat e vjetra dhe tash e jetojmė kėtė luftė tė re pa kurrėfarė kontinuiteti. Punėtori aqė erdhi tė na i bartė mobiliet kėrkoi njė gotė ujė. Pasi e piu u ul dhe mė luti, bėhuni e mirė dhe mė jepni edhe njė gotė ujė vetėm atėherė e kuptova se vinte nga pjesa e qytetit qė s`kishte ujė i thirri, natyrisht, bėj dush, ne kemi ujė Kjo ėshtė luftė kriminele. Ai mė shikoi provokueshėm: por megjithatė do tė fitojmė. Deri atėherė s`isha e vetėdijshme se ende ka njerėz qė kėtė jetė e kuptojnė si fitore. Pacientėt mentalė janė lėshuar dhe disa tjerė tė dėnuar. Njėri prej tyre erdhi sot nė derėn time: kėrkoi para. E pyetėm pėrse ishte i dėnuar, ai thotė se e ka vrarė gruan dhe dashnorin e saj. S`paku ėshtė shqetėsim motivi i krimit tė tij. Vrasjet e kėtoditshme kanė mė pak moral.
6 maj, `99 M`u kujtua diēka qė kaherė e kisha harruar: ditėn e vdekjes sė Titos 4 majin: asnjėherė mė parė s`mė kishte ndodhur para bombardimit. Kjo ishte dita mė e madhe e historisė sime tė madhe. Ai publicitet i madh tė cilin e kishim mė 4 maj tė vitit 1980 tani ėshtė i errėsuar me 4 majin e vitit 1999. Atėherė isha nė rrugėn Kosova, menjėherė pas komunės. Varrimi ishte mė 8 maj 1980: Veturat e gjithė kryetarėve dhe mbretėrve tė botės kalonin nėn balkonin tim qė tė mbėrrinin deri nė komunė ku ishte i ekspozuar trupi i Titos. Rrija nė balkon, nė katin e parė tė ndėrtesės: mbretėrit dhe kryetarėt mė pėrshėndetnin meqė nė balkonin tim ishte vėnė flamuri - sipas ligjit. Edhe unė atyre u bėja me dorė, mė kujtohet nėna e Xhimi Karterit, mbreti spanjoll Huan, Brezhnjevi, Margaret Thaēeri, mbreti Hysein, Fidel Kastro Mė pas e nxora videokamerėn qė tė bėja njė film konceptual. Xhirova mbretin 10 metra nėn mua e pastaj nė tė njėjtėn sekuencė e xhirova duke hyrė nė kuvend por nėpėrmjet televizorit si e nderojnė trupin e Titos u ndiva si qendėr e padukshme e botės, unė dhe kamera ime. Pastaj policia erdhi nė derėn time, ma mori kamerėn, atyre ju kishte ngjarė Dėgjova se si kryetari Klinton e quante marshalin Tito zotėri Tito nė TV. Gabon, s`ishte ai kurrėfarė zotėriu, as kryetar, ai ishte marshali ynė: diktatori ynė i butė, baba, gjysh, gjithēka. Ndoshta ju ka dhėnė autonomi tė mirė shqiptarėve nė Kosovė, por nuk ju ka dhėnė asgjė mė shumė se autonomi tė zbrazėt politike, si edhe gjithė tjerėve. Sot gjithashtu ėshtė festa e Shėn Gjergjit. Mė shumė mė pėlqen kėtė ta kuptoj, pėrfundimisht me mbarimin e kujtimit pėr Titon, falenderuar bombave tė frikshme mė fort se jeta nėn diktaturėn e butė tė atij ati tė shenjtė. Katėrmbėdhjetė vjeē e pata pikturuar njė murgeshė: autoportret ishte, mė vonė e kuptova. Tani mendoj se ajo pikturė ėshtė impresive, ajo ėshtė piktura ime e vetme. Pėrndryshe nuk kam shumė talent pėr pikturė ose t`i kuptoj pikturat e tė tjerėve. Ky ishte njė ekces i imi, njė hir, njė ēudi do tė kisha thėnė. Qysh prej se di pėr veten kam pasur njė nevojė tė bėhem murgeshė por interesimet e mija ishin tokėsore. Tė vetmet shenja tė fatit tim si murgeshė ėshtė stili im i veshjes, ēdoherė i njėjti, si uniformė, thjesht, shija ime pėr ushqim e tė tjrat, nderimi im patologjik, vetėmohimi dhe kėnaqėsia qė t`ju ndihmoj tė tjerėve nė vuajtje dhe nė pakėnaqėsi. Disa herė kur isha nė kriza jetėsore e gjuaja pikturėn time nė dysheme dhe e shkelja derisa i thehej korniza dhe xhami. Nuk di ē`kuptim kishte ajo. Pasi e pashė kushėrirėn time pikėrisht ditėn qė vdiq nga `DA kuptova se ai portret ishte njėkohėsisht edhe i saj, jo vetėm i imi. Ne edhe ashtu ngjanim Sot piktura mė shikoi. I ka ata sy tė gjallė, plot dhembje dhe mė ofroi vendin pėr tė cilin aq shumė kam nevojė nė kėto ditė tė bombardimit: nė manastir, nė manastir shko sikur mė tha. Tė gjithė me tė cilėt jam nė kontakt ikin, shkojnė, kanė vende ku donė ose ku mund tė shkojnė. Unė nuk kam: nuk kam atdhe rezervė, shtėpi rezervė, nuk kam. Kudo qė kam qenė s`kam lėnė asgjė nė mėnyrė qė t`i kthehem, pos Beogradit. Pėrmallshėm i takoj kėtij qyteti qė po rrėnohet: unė familja dhe miqtė e mi. I ndėrrojmė banesat duke supozuar se mund tė jenė mė tė sigurta, ēka do tė gjuaj pikėrisht sonte, si tė gjithė tė tjerėt, jam e sigurtė. Kjo ėshtė loja tė cilėn e luajmė, lojė mijsh. Njė djalosh tė cilin arrita ta njoh sonte ka luftuar nė gjithė luftėrat nė kėtė 10 vjetė, jo pse ai ka dashur, askush se ka pyetur pėr kėtė, ishte i mobilizuar, s`pari si 18 vjeēar nė luftėn e Kroacisė, mė pas nė Bosne e pastaj nė Kosovė. Tash ėshtė kthyer nė shtėpi dhe ka thėnė JO. Nuk e konsideron veten dezertor, thotė se thjesht nuk mundet mė. Nė ndėrkohė ka dy fėmijė, e ka parė vdekjen me sy shumėherė dhe mė nuk i beson parashikimeve tė veta. Ėshtė person shumė i thjeshtė, inxh. dhe bashkėfshatar. Por tėrė kohėn flet pėr luftėn. I kujton vetėn situatat kur e ka pasur jetėn nė rrezik. Njė rrėfim qė ma tha ėshtė pėr njė shoqe tė tij e cila u dashurua derisa u mobilizua. Ajo tash qanė dhe flet si e marrė: s`ėshtė dashuria gjėja mė e rėndėsishme nė kėtė botė, pėrse mė la tani. Kurse inxh. i ri i shpjegon se meshkujt janė tė tjerė, se ata ēdo herė shkojnė nė luftė edhe kur kanė grua, fėmijė sepse nuk ka aritur t`ia saqaroj. Por pėrnjėherė shtoi: kurrė mė nuk do ta bėj kėtė.
20 maj, `99 Mbrėmė e shikova nė video intervjunė e mikeshės sime shqiptare nė tė cilėn rrėfen si ka ikur nga Prishtina duke na pėrmendur edhe neve dhe pėrkrahjen qė ka pasur nga Beogradi e jo nga fqinjėt e saj serb. Pastaj mbi kokat tona kanė fluturuar raketat, mė pas eksplodimet dhe gjithēka: ne edhe mė tutje dėgjonim tmerret e mikes sonė derisa e ka kaluar kufirin dhe pastaj nė tokėn e askujt me 100.000 refugjatė, nė Blace. Situata ishte perveze: solidarizimi pėr tė mbijetuar thuase mund tė ndryshonin diēka. Fėmijėt u bėnė nervozė: ndaleni trakėn, thirrėn. Edhe unė e humba koncentrimin, pėrsėtepėrmi bomba, mendova se duhet ndėrhyrė diēka, fillova tė shėtis lart - poshtė si kafshė e egėr duke kėrkuar njė vend mė tė sigurtė nė rast se bomba e qėllonte shtėpinė tonė. Mbijetuam, jo si shkruaj, u fashit mes tjerash edhe spitali, fabrika kimike: Dje nga kėndi i ndėrtesės sė partisė Demokratike lideri i tė cilės ėshtė nė Mal tė Zi ėshtė e goditur dhe e shkatėrruar; ishte ai grupi i patriotėve zhurmaxhi - e quanin Gjingjiqin tradhtar. Ai flet gjuhė tė huaja. Ata nuk flasin: i kishin sjellė me vetura luksoze para selisė sė partisė. Nė luftė me NATO dhe nė luftė civile.
21 maj, `99 Pata sukses ta nxjerr pasaportėn e re dhe letėrnjoftimin e ri pėr vajzėn time, tė parėn nė jetėn e saj tė re, )- tha tash jam e rritur, do tė mė paguash. Dikush duhet tė paguajė pėr hyrjen e saj lakuriq nė moshėn madhore. Shpresoj. Dezerterėt e luftės dhe nėnat e tyre protestojnė, e lėshojnė ushtrinė, fushat e ushtrisė. Po t`isha unė nėnė e ndonjė ushtari qė ėshtė dėrguar kundėr vullnetit pėr tė luftuar kundėr NATO-s nė vend tė patriotėve duarkryq qė rrinė kafeneve tė Beogardit, do ta kisha blerė armėn dhe do t`i kisha vrarė njerėzit pėrgjegjės, duke viktimizuar jetėn time pėr jetėn e fėmijės tim. Duke shikuar intervjun e shoqes sime shqiptare, e kuptoj sa ėshtė perverze qė ne qajmė pėr tė, duke dėgjuar rrėfimin e saj jetėsor, zemėrgjerė ndaj aeroplanėve qė na fluturojnė mbi kokė: ne jemi vetėm njė hap prapa shqiptarėve dhe po tė kishim vendosur tė ikim, askush nuk do tė na donte. Jam e kėputur si edhe kompjuteri im. Aeroplanėt janė aq poshtė, detonimet aq tė fuqishme e tė shpeshta: bombat nė shtepinė time do tė sillnin mė pak dėm se sa ato nė spital, por kush do tė na varroste Dėgjonim "A white shade of Palė", dhe ndjeja gėzimin qė jam e re, qė jam gjallė pastaj edhe njė detonim nė afėrsi tė 70-tat e marra Por fėmijėt klithnin! ndalni mė atė muzikė marroēe. Ēka do me thėnė nė realitet . Shade of pale! jasht vdekjes. Kemi luajtur me vdekjen, tani po i pėrjetojmė fjalėt tuaja nga rinia e hershme. Pėr fėmijėt e mi nuk do tė jetė kėshtu. Do tė jetė krejt ndryshe, mė nuk mund t`u shpjegoj muzikėn time, stilin tim tė jetės. Koshava aq fort fryen, thuase edhe atė e kemi armik, kėlthet jasht dyerve, rropėllon dritaret. Le tė ndalet era. Do tė doja qė pėr njė ēast ēdo gjė tė ndalej. Tregu im dikur ishte vendi mė i lumtur nė botė, me romė, shatorė, artikuj tė fushave, me kursin e zi, policinė qė na ndjek tė gjithė neve por jo shpejt sepse edhe ajo merr pjesė nė lojė, qoftė nė mėnyrė private, qoftė rekete. Tash tregu disi ėshtė ērrėnjosur, ngjallur: ne intelektualėt mė s`flasim pėr politikė por kanė filluar njerėzit nė treg t`i zgjedhin partitė, kurse dje dėgjova se ekzistojnė mė shumė se dy parti nė lojė: NATO, udhėheqja jonė zyrtare dhe Gjingjiqi. Tani nė fushė fshatarėt flasin pėr diēka tė tretėn. Kurse gruaja qė mė shet ve thotė: po e dashura ime, ende i kemi tė gjitha, pos fatit, djali im lufton nė Kosovė dhe s`e kam dėgjuar kohė tė gjatė. As qė qan. Kishte njė pamje pikėlluese nė fytyrė derisa fliste me ashpėrsi.
4 qershor, `99 Sonte Beogradi nuk kishte alarme: por megjithatė i kemi parė e dėgjuar aeroplanėt. Ndoshta tash jemi kah ana tjetėr prej kur kuvendi nėnshkruajti paqen, dhe ndoshta aeroplanėt e NATO-s tani janė tanėt? Krejt kjo ėshtė e pakuptimtė, pėrgjumshėm kemi kaluar ndalimin e alarmit, kohėn e tregut, berzėn e gjelbėrt dhe tė zezė dhe pritjen nė radhė pėr vizė... Kam dėgjuar se serbėt duhet t`i pastrojnė fushat e Kosovės nga minat: mendoj se fėmijėt tanė duhet t`i heqin ato e jo njėsitė paramilitare tė cilat i kanė vendosur. Kam dėgjuar gjithashtu nė BBC se serbėt duhet ta paguajnė bombardimin. Menjėherė mė shkoi mendja se si do tė na pėrgjysmohen ndihmat humanitare qė t`i paguajmė shpenzimet e shumta pėr AVACS- e cila ēdo natė na ka bėrė shoqėri, tė cilėn e kemi shkruar tmerrshėm dhe shfrenueshėm. Ēmimi i integrimit nė Evropė ėshtė margjinė, mendoj, pėr njė vend jodemokratik si na quajnė ne. Vend fashist, si na quajnė, me dallim se Hitlerin me bomba e mundėn e kryetari ynė ata i mundi. Paralelizėm qesharak, por ē`mund tė tingėllojė si e vėrtetė pasiqė u bombardua demokracia nė vendin ku fashizmi fiton.
Duke pritur paqen
8 qershor, `99 Sa mė gjatė qė po mendoj aq mė shumė ngjarjet e pėrgjithshme m'i kujtojnė tragjeditė greke: etėrit vrasin tė bijtė, incesti, vėllavrasje, nė lojėn e madhe tė rremė, dhe vdekjes tė krerėve tanė. Shkruaj anglisht e italisht, xhiroj pėr TV gjermaninė: nė tė vėrtetė unė jam krijuesi i vėrtetė nė ekzil. Por duke mos lėvizur njė metėr nga shtėpia, as nėn bombardimet, qė mė krijojnė iluzionin se s`ėshtė ashtu, donte sėrish aeroplanėt: bomba frikė. Pra s`ėshtė mė si dikur. Tash kemi edhe probleme pėr paqe: pėr tė ashtuquajturėn paqe e cila kėtu kur s`do tė jetė e qetė. Rrinim ulur nė balkon duke shkoqitur pasojat e paqes: me anėn e aeroplanėve dhe lajmeve pėr marrėveshjen. Sigurisht nuk do tė kemi para, punė, shkolla dhe demokraci, do tė jetojmė pa kurrnjė hapėsirė tė lirė. Im at mė ka thėnė: mos u brengos, tė gjithat pėrsėri do t`i ndėrtojnė, ngadalė do tė vijė edhe demokracia, mos shko askund, rri dhe mė ndihmo mua nė pleqėri. Mė nuk i besoj, e di pėrse i jam e nevojshme, si edhe gjithė kėtė vit, qė tė mė mbajė tė mbyllur! qė t`u shėrbej ideve dhe luftėrave tė tij. Kjo ėshtė fitore e imja, humbja e tij dhe guximi im t`i them "Jo", tė pij alkool, tė tymosi duhan para tij, dhe tė mos vdes pėr tė.
9 qershor, `99 Qysh nga 17 marsi e shkruaj kėtė ditar tė dhembshėm: nė njėfarė mėrzie ishte ky viti mė i rėndė i jetės sime. Tani mund tė vdes e sigurtė se kam jetuar tė gjitha ato pėr tė cilat flet njerėzimi dhe mburret: jetėn, dashurinė, luftėn, dhe gjithė vendet qė mbetėn histori. Duke u shikuar nė pasqyrė vėrej se dukem si mė parė, bile jo shumė e vjetėr, njė vit mė pak o mė shumė nuk vėrehet te personat e moshės sė mesme. Duke shkruar rreth vetes, megjithatė dalloj njė ndryshim tė madh, kjo mė s`ėshtė jetė e imja, tokė e imja, miq tė mi, tė afėrmit e mi. Si nė kohėn e gjetur tė Prustit, ėshtė zhdukur magjia nuk ka mė velo, S`ėshtė tragjike edhe bash si duket por ėshtė e dhembshme dhe vėshtirė tė rrisish shekujt pėr njė vit nėn presionin e jashtėm dhe tė brendshėm. Kam fituar si edhe shumica e njerėzve rreth meje. Tė gjithė kemi fituar duke u mbajtur pėr duar ose pėr armė, pos atyre qė s`janė mbajtur, emrat e tė cilėve ende nuk i dijmė. Mendoj se mė s`jam idiot politik: jam e lumtur qė isha por e kam tė qartė, se si fėmijėria hyjnore nuk do tė mund mė tė ik e tė shihem pas asaj maske dhe tė bėj jetė normale. Jam pjekur me gjithė rrenat, i kam numėruar tė gjitha mashtrimet dhe jetėt qė janė tė vjedhura nė kėto vitet e fundit nga ata tė cilėt i kanė vjedhur. Tė gjitha mund tė futen nė numra dhe fakte. Pse mė herėt nėse s`e kemi vėrejtur. Tė vėrbuar nga shqetėsimet e pėrditshme dhe nevojės qė tė jemi tė mbrojtur nga premtesat tona... Eh, po sot ka ardhur koha, populli im pa vonesė diēka do tė bėj, me ose pa mua dhe ashtu jam e bindur se kėto fytyra tė errėta, tė pėrhitura, qė shetisin rrugėve tė Beogradit, qytetit tė shpirtrave, janė populli im. I takoj. Por dėshiroj tė shkoj nė Portugali dhe ta vazhdoj jetėn e murgeshės sė panjohur nga shek. XVII; shekulli qė shkroi pėrfundimisht, letra tė mrekullueshme tė dashurisė tė cilat shumė shekuj mė vonė, i nxitėn njerėzit tė mendojnė pėr ēudinė e jetės
10 qershor, `99 Kjo ėshtė diēka e re: faza e tretė e luftės. Pas luftės sė padukshme patėm njė luftė agresive dhe parashikoj se tash paraqitet njė luftė e pėrditshme. Shkova nė treg tė blej prej qershive e deri te dhe njė shishe viski: ta festoj natėn nė tė cilėn fjeta qetė. Nuk e vėrejta policinė, as se si shvercerėt kėrcejnė mbi tavolina e ikin: panikė e madhe dhe tollovi. Dikush thėrriste: inspekcioni o ti grua e marrė, si guxon kėsi lloj pyetjesh tė marra tė bėsh U ktheva nga njeri polic dhe i thashė, lereni kėta njerėz tė qetė (prapė idioti politik fliste nė mua) na kanė ushqyer nė gjithė kėto ditė tė tmerrshme Nė mėnyrė shumė toleruese mė foli, po, por tani ėshtė paqe, shporru derisa edhe ty nuk tė burgosėm pasiqė blen artikuj nga shvercerėt. Ē`ėshtė kjo, shtet i drejtėsisė, demoraci, mos normaliteti im i ri? Dhe mė shporrėn nė gjimnaz ta regjistroj vajzėn. Prindėrit tė dėshpruar, tė gjithė duan nė gjimnazin e njėjtė, por s`ka vende, nuk ka provim pranues, luftė cili kriter ėshtė tani? Askujt nuk i interesojnė shtetet e humbura, thoshte mikja ime nga Amerrika, por t`i shkruaj edhe mė. Ky nuk ėshtė vend i humbjeve, vėrej, nėna ime atė natė qė u nėnshkrua paqa, na uroi me kėto fjalė: mė vjen mirė qė e prite paqen nė vendin tėnd. Thashė pse ngjan kjo kur nė kėtė rast tė rėndėsishėm tė jetės jam jo me miqtė e fėmijėt, por me te. Rastėsi e pastėr qė qėllova te nėna por nė shtėpinė tonė sigurisht nuk do t`ia kishim uruar njėri-tjetrit. Njerėzit qė po ndihen tė humbur po mendojnė se trupat e NATO-s do ta okupojnė Beogardin dhe me kėmbėngulėsi dojnė t`i ruajnė shtėpitė e tyre. Thonė: ne nuk flasim anglisht. Ata qė po e festojnė fitoren mjaft mė ngjajnė mė ata tė cilėt mbrėmė festuan fitoren sportive mbi kroatėt. Kanė nevojė tė jenė mė tė mirėt. Pushuam te qari dhe dolėm nga depresioni: Po ia dalim nė fund me paqen, fitoren ose humbjen, s`ka rėndėsi. Sėrish tė dy policėt e luftės flasin pėr fitore, duke injoruar plotėsisht palėn tjetėr. Sėrish mė ėshtė shkurtuar pjesėmarrja nė fitore ose humbje. Por unė tani jam ish-idioti politik dhe njė ardhmėri e madhe ėshtė para meje.
11 qershor, `99 Konstrukcionet politike rreth meje po zhvillohen prej tė Rendit tė Ri. Tė gjithė kanė fituar nė luftė dhe donė edhe mė shumė tė fitojnė. Athua qielli qė e pėrvetėsuam pos bombardimeve gjithashtu do tė zhduket: jetė pa qiell? Plotėsisht represion politik e privat. I pashė nė BBC serbėt nga Kosova tė tmerruar. Frikėsohen tė rrinė e ta presin NATO-n, dhe e morėn atė qė ju takoi por jo nga fqinjėt shqiptarė. S`ėshtė ky konflikt i ri, kėshtu ėshtė me decenie. E njoh atė pamje nė sytė e tyre. Mė pas takova serbin e Beogradit i cili ka familjen nė Kosovė: thotė se familja dhe miqtė po kėrkojnė atje poshtė tė ju ndihmohet qė tė ikin, kėrkojė leje kėrkojnė. Tash ėshtė radha e tyre qė tė bėhen heroj ose rob tė tokės sė shenjtė. Ashtu si prej pjesės serbe tė Sarajevės, pasi ajo i takoi federatės, popullit nuk ju lejua tė shkojė kah deshi. Njė shoqe e imja e re ėshtė nė spital: meqė ia kishin mobilizuar burrin, si dhe duke punuar me refugjatė ajo kishte thyerje nervash, nuk mundet tė ecė. Mjeku i cili pat nėnshkruar kundėr mobilizimit tė burrit tė saj ėshtė burgosur si tradhtar. Si thotė nėna ime duke drejtuar gishtin nė mua: fati ėshtė aty se e prite paqen nė vendin tėnd; Edhe shumė tė tjerė kėshtu thonė. Shteti ua drejton gishtin tradhtarėve tė tij si dhe heronjve: vendi mė i sigurtė ėshtė jo vetėm tė jesh hero, por tė jeshė hero i rėnė.
Pėrktheu: Qibrije Demiri |
|
main page alexandria press archives about us forum subscriptions advertising feministicka 94